Wednesday, April 17, 2013

Sulmi Në Boston, Reporterët Fotografojnë “Autorin” (foto)

Një shkrepje fotografike tregon se ndoshta ai është autori i sulmeve të djeshme  në Boston.
Fotoja ka fiksuar se në tarracën e ndërtesës ku ndodhi shpërthimi, ndodhet një person i cili në pamje të parë duket i pashqetësuar nga tronditja e godinës.
Fillimisht askush nuk mendoi se personi në tarracë mund të kishte lidhje me sulmin, por komentet nëpër rrjete sociale thanë se qetësia me të cilën personi misterioz përballon shpërthimin e parë dhe të dytin të bën të dyshosh me të drejtë.
Agjenti special i FBI-së, Richard Deslauries tha se në vendngjarje janë dhjetra specialistë të FBI-së dhe zona vazhdon të jetë “zonë krimi” dhe me shumë gjasa, siç theksoi ai, do të mbesë e tillë edhe për disa ditë.

No comments:

Post a Comment