Tuesday, April 16, 2013

FIFA: 4 skuadrat qe kane bere historine e futbollit!


FIFA ka shpallur dje katër skuadrat që sipas ekspertëve të saj kanë bërë epokë.

Katalanasit e Pep Guardiolës janë pa dyshim ekipi më dëfryes në botë për momentin, por pavarësisht kësaj, ata kanë merituar vetëm vendin e fundit të katërshes së përzgjedhur.
Sipas studiuesve kompetentë të organit më të lartë të futbollit, skuadra më e kompletuar e të gjithë kohërave ka qenë Ajax i Mishels. Sipas FIFA-s kjo është skuadra që ka shfaqur ndër vite futbollin e ashtuquajtur total, ku diamanti i saj ishte Johan Cruyff i famshëm, kapiten dhe lider i sulmit të holandezëve.


Ndërkohë, në vend të dytë është renditur Milani i Arrigo Sakit, Milani i periudhës së Silvio Berluskonit, që orkestronte në fushë futboll nën ritmin e golave të Van Basten, Rud Guulit, Frank Rajkard, Dejan Saviçeviç dhe shumë të tjerëve.
Ndërsa vendin e tretë e ka merituar Juventusi i epokës së artë të Marcello Lippi. Mbase jo me shumë emra të njohur si Milani i Sakit, por pa dyshim një ndër skuadrat më punëtore, më kompakte, që kryefjalën e futbollit e bazonte te forca e grupit dhe jo e individualiteteve të shumta.
Pra, të katërta këto ekipe janë ato që sipas FIFA-s kanë bërë epokën e historisë së futbollit, në pritje për të zbuluar formacionin e radhës, atë që do të hedhë nga froni Barcelonën aktuale të Pep Guardiolës.



No comments:

Post a Comment