Wednesday, April 17, 2013

Vigani I “Zbulon” Rikes Sekretin E Mbijetesës Në BB6


Ai e pyet mbi përshtypjet që ajo ka krijuar deri tani për banorët. Po Rikja ende nuk i njeh të gjithë mirë. Megjithatë ajo shprehet se lojtarë të fortë i duken Elona, Iliri, Vigani me Edberin dhe Xhimi. Me këto banorë ajo ka krijuar një farë konfidence, ndërsa të tjerët nuk i njeh ende. Kështu që rezervohet të flasë për to.
Vigani i tregon Rikes për eksperiencën e tij kur ka hyrë brenda shtëpisë së Big Brother. Ai thotë se e kishte menduar ndryshe, që do hynte serioz dhe do qëndronte i tillë. Por gjërat ndryshojnë dhe i duhej ti përshtatej ambientit. Ai shton se jo vetëm që bën shaka metë gjithë, por gjëja më kryesore e këshillon ai Riken, është angazhimi.
Sipas Viganit, angazhimi duhet të jetë i madh brenda shtëpisë, si në debate ashtu edhe në biseda, diskutime ose punë shtëpie. Banorët më pas bisedojnë për pjesën jashtë shtëpisë se si mund të duket loja e tyre nga jashtë.

No comments:

Post a Comment