Tuesday, April 16, 2013

Ja shqiptarët e famshëm në Turqi

TIRANE-Edhe pse kanë emigruar në Turqi dhjetëra apo qindra vite më parë ata sërish nuk e kanë mohuar origjinën e tyre shqiptare. Përkundrazi, janë ndjerë krenar nga ky fakt dhe mbi këtë kanë arritur shumë në karrierat e tyre. Politikanë, këngëtarë, sportistë, poet, filozofë, 

arkitekt e shumë e shumë profesionistë të tjerë me origjinë shqiptare kanë arritur majat më të larta të suksesit në shtetin turk.
Pjesa më e madhe e tyre shqiptarë të Kosovës dhe Maqedonisë, fëmijë të emigrantëve shqiptarë, edhe sot kur i pyet shprehen krenar dhe të lumtur që në trupin e tyre rrjedh gjak shqiptari.
Pjesën më të madhe të tyre i njihni, ndërsa një pjesë të tyre jo. Madje, disa prej tyre as që nuk e dinit që ishin shqiptar. Portali albeu, i ndihmuar nga Abdullah Kas, me origjinë shqiptare që jeton në Stamboll, ju sjell disa prej shqiptarëve që e kanë ngritur lart emrin e Atdheut të tyre në Turqi.
1. Mehmet Akif Ersoy - Poeti Kombëtar i Turqisë, autor i Hymnit Kombëtar
2. Sami Frashëri - Shkrimtar, filozof
3. Ali Sami Yen - Djali i Sami Frashërit, themelues i Galatasaray
4. Mimar Sinan – Arkitekt
5. Hakan Sukur – Futbollist
6. Ahmet Pristina - Politikan, ish kryetar i bashkisë së Izmir
7. Abdullah Yildiz - Politikan, nën/kyetar i Bashkisë së Niksar Tokat
8. Arif Erdem – Futbollist
9. Emre Belezoglu – Futbollist
10. Kivanç Tatlitug – Aktor
11. Ermal Kuqo – Basketbollist
12. Baris Manço – Këngëtar
13. Candan Erçetin – Këngëtare
14. Fuat Guner – muzikant
15. Aylin Aslim – Këngëtare
16. Almeda Abazi - show-girl

No comments:

Post a Comment